1- Programet | Gjuhët e huaja
Shkolla franko-shqiptare “Viktor Hygo” aplikon programet e miratuara nga MAS, por u ofron nxënësve padyshim një plotësim me materiale shtesë.
Krahas gjuhës amtare shqipe, nxënësit zhvillojnë dy gjuhë të huaja: anglisht dhe frëngjisht. Mësimi i të dyja gjuhëve të huaja fillon qysh në kopsht, me qëllim përthithjen dhe perfeksionimin e aftësive secilit nxënës. Më tej, në gjimnaz, shtohet një gjuhë e tretë, gjermanishtja.
Në klasat e ciklit të ulët (1-4), lëndët bazë zhvillohen nga mësuesja kujdestare e ciklit përkatës, ndërsa lëndët si: gjuhët e huaja, edukimi fizik, artet dhe muzika zhvillohen nga mësueset profesioniste.
Në klasat e ciklit të lartë (5-9), secila lëndë zhvillohet nga mësuesja profesioniste e profilit përkatës, e lëndëve si: gjuhët e huaja & gjuha amtare shqipe, lëndët shkencore & shoqërore, edukimi fizik, artet dhe TIK zhvillohen nga mësueset profesioniste.