logo
REGJISTROHU

Parashkollori

Parashkollori, padyshim hallka thelbësor në karrierën e ardhshme të nxënësit.

  • Parashkollori, ose ndryshe klasa 0, është një etapë themelore për ndërtimin e nxënësve të ardhshëm. Çdo fëmijë mëson përmes lojës edukative dhe shumë situatave mësimore. Ai zbulon jetën në komunitet, aftësohet në zotërimin e gjuhës duke zbuluar botën rreth tij.
  • Programet lëndore hartohen në bazë të kurrikulës bërthamë të Ministrisë së Arsimit,Sportit dhe Rinisë, të cilat mund t’I gjeni të detajuara duke klikuar në linkun KETU
  • Gjuhë frënge, gjuhë angleze, piano,balet, pikturë dhe shumë veprimtari të tjera të cilat ndihmojnë në mirërritjen e çdo fëmijë.
  • Ushqim cilësor dhe i garantuar, në përputhje me kërkesat moshore.
  • Transport komod dhe i sigurt.

Programet

Programet mësimore të parashkollorit janë programe të miratuara nga Ministria e Arsimit,Sporteve dhe Rinisë. Në zbatim të këtyre programeve tregohet kujdes i  veçantë, që të gjitha linjat e zhvillimit gjuhësor, të komunikimi, të menduarit, lidhja e tingujve me shkronjat, të shkruarit, veprimtaritë praktike për njohjen e shkronjave, ku për të cilat u duhet të numërojnë, të qarkojnë, të flasin për qëllime të ndryshme, të vizatojnë, ngjyrosin, të shkruajnë grafikun e shkronjave të shtypit,  të përvetësohen natyrshëm nga fëmijët.

Pesë fushat e të mësuarit

Programi i mësimdhënies parashikon një organizim në pesë fushat e të nxënit.
Ky organizim i lejon mësuesit të identifikojë të nxënit dhe t’i zbatojë ato në klasë. Secila nga këto pesë fusha është thelbësore për zhvillimin e fëmijës dhe duhet të zbatohen çdo ditë.
Programi përcakton,për fushë të të mësuarit, një përkufizim të përgjithshëm, objektivat si edhe jep udhëzime pedagogjike për të ofruar dhe për të siguruar progresin e të nxënit.

  1. Të përdorë gjuhën në të gjitha dimensionet
  2. Të reagojë, të shprehet, të nxërë nëpërmjet veprimtarive
  3. Të veprojë,të shprehet, nëpërmjet veprimtarive artistike
  4. Të ndërtojë për të formuluar mendimin e tij
  5. Të eksplorojë botën
“After school”
Zhvillohet pas orarit mësimor dhe shërben për të kryer detyrat e shtëpisë dhe për përforcuar njohuritë e marra
Christmas Pop-up