Rreth Nesh

Shkolla franko – shqiptare “VIKTOR HYGO” e hapur në vitin 2000 është një histori suksesi në arsimin shqiptar.

Përkushtimi i vazhdueshëm, puna serioze e mësuesve dhe nxënësve, përfshirja dhe zbatimi progresiv i metodave dhe teknikave të reja në çdo aspekt edukativ, e  vendosin shkollën “VIKTOR HYGO” në panelin e institucioneve arsimore elitare.

Nxënësit e dalë prej kësaj shkolle dhe sukseset e tyre të mëpasme qoftë në planin edukativ, qoftë në atë profesional, përbëjnë një tregues të rëndësishëm dhe njëkohësisht një shtysë të padiskutueshme drejt një suksesi gjithmonë në rritje.

Ne punojmë që të nxitim vlerat e vërteta njerëzore dhe atdhetare.

Ne investojmë që t’i sjellim shoqërisë sonë individë të kualifikuar profesionalisht, të aftë të bashkëpunojnë dhe të denjë të udhëheqin.

Ne sfidojmë dhe sfidohemi që të promovojmë shpirtin e konkurencës së drejtë dhe të ndershme si një tipar thelbësor në zhvillimin individual e shoqëror.

Ne shpresojmë që me dëshirën dhe vëmendjen tonë të përbashkët të formësojmë çdo ditë e më tepër modelin e një edukimi që realizon qëllimet e tij përmes dashurisë për punën, për përparimin, për të ardhmen….