
Konkursi i bursave do të zhvillohet për nxënësit e klasave të X dhe XII. Testi do të jetë i integruar: matematikë, fizikë, gjuhë-letërsi, kimi dhe biologji. Nxënësit do të zhvillojnë edhe një intervistë me gojë, e cila do të ketë 10 % të vlerësimit total. Niveli i bursave do të jetë nga 20% deri në 100%. Në përfundim të korrigjimit, çdo nxënës mund të njihet me rezultatin e tij dhe të shikojë testin e korrigjuar por nuk mund ta marrë atë me vete, as t’i bëjë fotokopje apo foto.
Për çdo informacion shtesë, mund të telefononi në 069.20.61.677